Përdoruesi çfarë të dhënash të përdorë Microsoft

Microsoft ka ndryshuar marrëveshjen e Shërbimeve dhe të Privatësisë. Në një postim në faqen zyrtare, dhe në e-mailet e përdoruesve, Microsoft thotë se Marrëveshja e Shërbimeve do të mbulojë pjesën më të madhe të shërbimeve online, si Xbox live, Bing, MSN, Skype, OneDrive, dhe Outlook.com, si dhe llogarinë në Microsoft. Ndërsa Privatësia do të mbulojë pjesën më të madhe të produkteve dhe shërbimeve të klientit.

Thjeshtësia

“Pjesa më e madhe e klientëve tanë përdorin më shumë se një shërbim të Microsoft, dhe kanë rënë dakord me disa terma të privatësisë. Për ta bërë më të thjeshtë për të përdorur shërbime të shumëfishta, ne kemi sjellë bashkë këto dokumente në një marrëveshje të vetme dhe kemi konsoliduar privatësinë që mbulon pjesën më të madhe të shërbimeve të klientit tonë”, thuhet në deklaratën e Microsoft.
Privatësia
Termat afatgjatë të privatësisë nuk kanë ndryshuar. Kompania mbetet e angazhuar në mbrojtjen e të dhënave, duke qenë të qartë se si i përdorin ato, duke i vendosur në kontroll vetë klienti. Për shembull, Microsoft nuk përdor përmbajtjen e e-maileve tona, çatit, telefonatave video, dokumenteve, fotove, etj. Ndryshimi në privatësi është se Microsoft ofron një mjet për të cilat vendos klienti se çfarë të dhënash duhet të mbledhë kompania. “Për më tepër, ne kemi lançuar një tabelë privatësie, për t’ua bërë më të thjeshtë të bëni zgjedhjet se si t’i përdorim të dhënat tuaja”, thotë kompania.
Transparenca
Microsoft përdor gjuhën e drejt për drejtë për termat e përdorimit dhe të privatësisë, që të kuptohen sa më thjeshtë. Për më tepër, informacionet për privatësinë janë vendosur të gjitha në një vend, dhe kështu klienti nuk duhet të kalojë në një sërë dokumentash për të kuptuar. Ky përforcim eleminon gjërat e tepërta, dhe thjeshtëson strukturën e informacionit. Microsoft ka shtuar gjithashtu disa informacione shtesë për privatësinë përsa i përket mjeteve dhe funksioneve të reja që do të dalin shumë shpejt, apo si ajo e Windows 10.
Efekti i këtyre përditësimeve, njofton Microsoft, do të nisë nga 1 gusht 2015. “Nëse vazhdoni të përdorni shërbimet tona pas 1 gushtit 2015, ju jeni dakord me përditësimin e termave tona. Nëse nuk jeni dakord, ju mund të zgjidhni të mos vazhdoni përdorimin e shërbimeve, dhe të mbyllni llogarinë tuaj në Microsoft para datës 1 gusht”, përfundon njoftimi.