Për vras’jen në Shtip / Ak’uzë kundër 5 personave, të gjithë shtetas të Turqisë

TË FUNDIT

Prokuroria në Shtip ka sjellë urdhër për procedurë hetimore ndaj 5 personave, prej të cilëve i dyshuari kryesor është akuzuar si autor i drejtpërdrejtë i veprës penale vrasje, ndërsa katër të tjerët janë të dyshuar për ndihmë në kryerjen e krimit. Të gjithë të dyshuarit janë shtetas të Turqisë, prej të cilëve tre kishin vendbanim të regjistruar në Shtip, ndërsa autori i vrasjes dhe një nga ndihmësit ishin pa vendbanim të regjistruar.

Sipas Prokurorisë, përmes aplikacioneve celulare ata ishin marrë vesh me viktimën që të takoheshin për të zgjidhur gjoja mosmarrëveshjet e gjata ndërmjet tyre. Megjithatë, pas një bisede 15-minutëshe në një lokal, i dyshuari ka hyrë në tualet nga ku ka dalë menjëherë, dhe në derën që ndante pjesën e hapur nga ajo e mbyllur e kafenesë ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar disa plumba në drejtim të viktimës, duke i shkaktuar plagë të shumta nga të cilat ndërroi jetë. Katër persona, përfshirë edhe një grua, të gjithë të moshës nga 21 deri në 28 vjeç, e kishin ndihmuar sulmuesin në realizimin e vrasjes.

Me kërkesë të Prokurorisë, gjykata u ka shqiptuar masë paraburgimi prej 30 ditësh për këto pesë persona, të cilët tashmë janë dërguar në burgun e Kumanovës.