Për fëmijën 9-vjeç që ndërroi jetë të martën, IShSSh nuk konstatoi mangësi gjatë trajtimit

TË FUNDIT

Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor ka kryer kontrolle të jashtëzakonshme në lidhje me 9-vjeçarin e ndjerë N.A. nga fshati Peshirovë, Komuna e Sveti Nikollës, përcjell TV21.

Mbikëqyrja inspektuese për vdekjen e fëmijës nëntë vjeçar është bërë duke filluar nga mjeku amë në Sveti Nikollë, pastaj në Spitalin Klinik – Shtip dhe në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup, ku edhe ka ndërruar jetë.

Sipas inspektimit, në të tre institucionet nuk janë konstatuar mangësi.