Për 24 orë, policia shqiptoi 168 dënime në Shkup

TË FUNDIT

Nga MPB njoftojnë se në kontrollet e komunikacionit në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 168 masa, nga të cilat 14 sanksione për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, nëntë masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, dy sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit.

Siç informojnë nga MPB-ja, janë shqiptuar 11 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit, nëntë masa për kalim në sinjalizim të mbyllur – semafor i kuq. 

MPB bën të ditur se kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.