Pendarovski: Të gjithë e dimë se si një maqedonas mund të bëhet bullgar, shumë qytetarë tanë e bëjnë duke marrë pasaportë bullgare

TË FUNDIT

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski në konferencën e sotme për shtyp komentoi një nga teoritë dhe spekulimet që bëhen për propozimin e ri francez, se gjoja i njëjti do të bullgarizojë maqedonasit, përcjell TV21. Pendarovski tha se asnjë marrëveshje bilaterale ose multilaterale nuk mund të ndërrojë identitetin e një populli.

“Ka një frikë te një pjesë e maqedonasve se në Bashkimin Evropian mund të hyjmë vetëm si bullgarë dhe në asnjë mënyrë tjetër. Miq të dashur, mendoj se të gjithë jemi të vetëdijshëm se si në përgjithësi një maqedonas mund të bëhet bullgar. Me dëshirën tuaj, tonën, timen, nëse ashtu ndjehemi, shumë prej qytetarëve tanë këtë e bëjnë duke marrë pasaportë bullgare. Mënyra e dytë është përmes okupimit, të vjen këtu fuqia e huaj dhe të iu thotë nën forcë dhe kërcënim ju duhet të shkruheni si bullgarë, keni qenë maqedonas tani jeni bullgarë. Nuk ekziston në historinë diplomatike, posaçërisht në modernen në shekullin e fundit ose dy, që përmes marrëveshjes bilaterale ose multilaterale dikush ka bërë që brenda natës një popull me një identifikim tjetër etnik. As ky propozim nuk e bën këtë”, tha Pendarovski/tv21.tv