Pendarovski nënshkroi Dekretin për vlefshmërinë e patentave

TË FUNDIT

“E mirëpres vendimin e deputetëve, të cilët sot vunë interesat e qytetarëve mbi politikat ditore dhe sollën zgjidhje për patentat”, shkruan Pendarovski në Facebook.
Presidenti Stevo Pendarovski e ka nënshkruar Dekretin për ndryshime në Ligjin për siguri në komunikacionin rrugor, me të cilin zgjatet vlefshmëria e patentë shoferëve me emrin e vjetër kushtetues dhe afati për zëvendësimin e tyre do të jetë 31 dhjetor 2024, njoftoi ai në rrjetin social Facebook.