Pas Pendarovskit, edhe Osmani kërkon nga MPB-ja ta shpallë Xhambaskin “persona non grata”

TË FUNDIT

Dy ditë pasi presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski kërkoi që deputeti i Bullgarisë, Xhambaski t’i kufizohet hyrja në vend, të njëjtën sot e ka kërkuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme, dikaster që udhëhiqet nga Bujar Osmani, transmeton TV21.

Siç qëndron në kumtesën e MPJ-së, kjo kërkesë vjen pas deklaratave të fundit të Xhambaskit, të cilat nga MPJ shihen si kërcënime dhe paralajmërime.

MPJ kërkon reagimin e Presidencës bullgare, ndërkohë që u propozon organeve të rendit në vend që Xhambaskit t’i kufizohet hyrja në vend.

“Në këtë rast, Ministria do t’i rekomandojë edhe Presidentit që t’i përgjigjet në mënyrë të duhur kolegut të tij, Presidentit Radev, dhe për këtë sjellje do të kërkohet njoftim dhe kërkesë për distancim edhe nga Presidenti i Parlamentit Evropian.

Kërcënimet, deklaratat për kërcënime, paralajmërimet janë çështje me të cilat merren organet e sigurisë, presim që ata seriozisht t’i marrin parasysh deklaratat e fundit të Xhambaskit dhe të marrin vendimin e duhur për qasjen e tij të kufizuar në vend!”, qëndron në kumtesën e MPJ-së.

error: Content is protected !!