Pas dy paralajmërimeve Qyteti i Shkupit detyrimisht do të mbledhë tatimet për vitin 2019

TË FUNDIT

Qyteti i Shkupit i njofton qytetarët se në pajtim me dispozitat e Ligjit për tatime të pronës për mbledhje të detyrueshme e filloi procedurën për mbledhje të detyrueshme të obligimeve që nuk janë paguar në bazë të tatimit vjetor të pronës dhe taksës komunale për firmarinë për vitin 2019, me dorëzimin e vërejtjeve, pas së cilës ka vijuar përgatitja e vendimeve për pagesë të detyrueshme dhe dorëzimi i  tyre deri te të gjithë personat fizik dhe juridik të cilët kryejnë veprimtari në territorin e Qytetit të Shkupit.

Nga Qyteti i Shkupit  sqarojnë se  përderisa  obliguesit  nuk veprojnë sipas  vendimeve të tilla, Qyteti i Shkupit do të fillojë me dorëzimin e vendimeve për bllokadë të llogarive të tyre bankare.

“Ju tregojmë se të gjithë obliguesit tatimor  të cilët  sipas bazave të lartpërmendura kanë borxhe të papaguara, duhet t’i shlyejnë obligimet e tyre. Ju informojmë se çdo person fizik  ose juridik  ka kontroll të arritshëm në llogarinë e tij  financiare, kontroll në vendimet e përgatitura sipas të cilave  është i obliguar  të njëjtat mund t’i shtyp. sa/