Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira, pasdite në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore do të ketë reshje shiu, ndërsa në male dhe në vendet më të larta borë.
Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -1 deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 3 deri në 8 gradë Celsius.
Në Shkup kryesisht me vranësira dhe qetë. Temperatura minimale do të zbresë deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 6 gradë.
Nga DPHM paralajmërojnë se vijon një periudhë me mot të ndryshueshëm me vranësira dhe më të ftohtë, me reshje të dobëta të kohëpaskohshme dhe në vendet më të lartë do të jenë prej bore, ndërsa në vendet më të ulëta reshje shiu dhe bore. Të enjten dhe të premten reshje do të ketë edhe në më shumë vende dhe do të jenë me intensitet mesatar.