Qytetarët gjithnjë e më vështirë po e kalojnë muajin. Në janar, një familjeje me katër anëtarë i nevojiten 63.252 denarë për t’i dalë muajit në krye, ka llogaritur sindikata. Në lidhje me dhjetorin, shporta minimale sindikale është rritur për 391 denarë në vend që të ulet për 10%, siç premtuan tregtarët që e krijuan shportën e Vitit të Ri.
Sipas kryetarit të LSM-së, Trendafillov, edhe me shportën e Vitit të Ri por edhe me atë të vjeshtës, tregtarët e kanë mashtruar shtetin por edhe qytetarët. Ushqimet dhe pijet janë shtrenjtuar në vend që të lirohen. Nga shtatori deri në janar kur ishin në fuqi të dyja shportat, shpenzimet për ushqim dhe pije janë shtrenjtuar për 164 denarë. Ulje nuk ka pasur edhe në periudhën kur janë ulur çmimet e ushqimit në bursat botërore.
Trendafillov tha se LSM nuk mund t’i thërrasë tregtarët në bojkot sipas shembullit në Kroaci, por shtoi se do t’i nxjerrë në pah faturat përfundimtare me përfitimin e zinxhirëve të marketeve të mëdha, që qytetarët të shohin se si ata pasurohen në kurriz të tyre. Kërkoi që qeveria t’i nxjerrë faturat dhe ta tregojë çmimin sipas të cilit janë importuar produktet dhe me cilin çmim po shiten. I dërgoi apel qeverisë të mos i konsultojë më tregtarët për masat që i sjell por edhe t’i rrisë pagat.
