Osmani takohet me Lajçakun: Përmes kryesimit të OSBE-së, Maqedonia – vepruese aktive për stabilitetin e rajonit

TË FUNDIT

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka takuar përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak.

Siç njoftojnë nga zyra e Osmanit, në këtë takim janë shkëmbyer informacione për stabilitetin në Evropë dhe rajon, me çka është dhënë premtimi se Maqedonia e Veriut, nëpërmjet kryesimit me OSBE-në do të kontribuojë në ruajtjen e stabilitetit në rajon dhe Evropë.

Njoftimi i MPJ-së në formë të integruar.

💬 Si vendi i tretë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor që kryeson OSBE-në për një periudhë të shkurtër, Maqedonia e Veriut është krenare për progresin dhe pjekurinë e saj, të cilën e tregon për përfshirjen aktive në çështjet e sigurisë.
❗️ Në bisedën e sotme me Miroslav Lajçak, theksova se vendi ynë përmes kryesimit bëhet një veprues aktiv në proceset e stabilizimit në Evropë dhe në rajon.

👉 Përveç të qenit Përfaqësues Special i BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Beograd-Prishtinë, Lajçak është gjithashtu ish-kryesues i OSBE-së. Mirënjohës për mundësinë për të diskutuar rreth mendimeve, sugjerimeve dhe këshillave të tij për këtë rol.
👉
Po përballemi me një krizë të rëndë sigurie dhe gjeopolitike si kurrë më parë, me parimet dhe angazhimet e OSBE-së të përfshira në Aktin Final të Helsinkit që shkelen nga agresioni ushtarak kundër Ukrainës. Si kryesuese e OSBE-së këtë vit, Maqedonia e Veriut do të bëjë përpjekje maksimale për të kontribuar në stabilitet duke rivendosur dialogun dhe besimin në zonën e OSBE-së.