Osmani: S’është e ndershme t’i kërkojmë Shqipërisë ndaljen e rrugës drejt BE-së, nëse ne nuk i realizojmë ndryshimet kushtuese

TË FUNDIT

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani tha se në Europë është krijuar një mundësi historike, që deri në vitin 2030 të gjithë vendet e rajonit të jenë brenda BE-së, përcjell TV21. Osmani tha se rruha e përshpejtuar drejt BE-së është në duart e deputetëve tanë, ndërsa theksoi se nuk do të kërkojë nga Shqipëria që të ndërpres procesin në rast se Maqedonia e Veriut nuk i realizon ndryshimet kushtetuese.

“Unë nuk mendoj që është e ndershme t’i kërkojë Shqipërisë, po që se, hipotetikisht në nëntor nuk do të arrijmë ndryshimet kushtetuese, të ndalet dhe të mos vazhdojë procesin. Procesi është individual dhe bazohet në meritokraci individuale të shteteve”, pohoi Osmani pas takimit në Shkup me homologen e tij nga Shqipëria, Olta Xhaçka.