Osmani: Rezultatet e “Open Balkan” do të vijnë së shpejti, nuk është vetëm projekt ekonomik

TË FUNDIT

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, duke folur për Ballkanin e Hapur, th se ky është një projekt i madh ku rezultat e tij do të shihen së shpejt. Ai tha se ky projekt nuk është vetëm ekonomik, por edhe politik ku do të ketë një afrimitet mes njerëzve dhe do të tejkalohen dallimet mes tyre.

“Mendoj se rezultatet e nismëse “Open Balcan” do të vijnë së shpejti, ku ka të bëjë me lëvizjen e mallrave, njerëzve dhe të mirave. Ky është një hap derjt tregut të madh të Bashkimit Evropian. Tani jemi në një treg të vogël prej 18 milionësh, por më pas do të hapet dhe tregu prej 500 milionësh, siç është ai i BE. Duhet të përfitojmë nga k treg, sepse nuk është vetëm çështje ekonomike, por edhe çështje politike ku ka një afrimitet mes njerëzve.”- tha Osmani.