Osmani për vizitë në Lubjanë dhe Zagreb, do të takohet me Pahor, Logar, Plenkoviq dhe Radman

Must Read

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti të premten do të vizitojë Maqedoninë

Kryeminsitri i Kosovës, Avdullah Hoti të premten do ta vizitojë Maqedoninë e Veriut. Këtë e bëri të...

Bislimi: Bullgaria gjithnjë ka qenë në anën e gabuar të historisë

Historiani Muzafer Bislimi në Click Plus në TV21, tha se Bullgaria gjithmon ka qenë në anën e...

Ratkoceri: Bullgaria nuk do të kërkojë ndryshime Kushtetuese!

Nga pala bullgare nuk është bërë presion për ndryshime Kushtetuese – tha Arben Ratkoceri në Click Plus...

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sot udhëton për në Lubjanë, ku nga dita e nesërme do të realizojë vizitë zyrtare në Slloveni dhe takim me Ministrin e Punëve të Jashtme, Anzhe Logar. Në kuadër të vizitës në Slloveni janë paraparë takime edhe me Presidentin Borut Pahor dhe Kryetarin e Parlamentit slloven, Igor Zorçiç.

Të martën, Osmani nga Lubjana do të udhëtojë direkt në Zagreb për vizitë pune në Republikën e Kroacisë, ku përveç takimit me homologun, Ministrin e Punëve të Jashtme, Goran Grliq-Radman, do të realizojë takim edhe me Kryeministrin Andrej Plenkoviq, si dhe disa takime në Parlamentin e Kroacisë.

- Advertisement -

Vizita e shefit të diplomacisë në vendet e rajonit ndodhë në prag të vendimeve të rëndësishme për perspektivën evropiane të vendit, në pritje të miratimit të kornizës negociuese dhe mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian.

Andaj edhe fokusi i takimeve pritet të jetë integrimi evropian i Republikës së Maqedonisë së Veriut, progresi i arritur i reformave dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve të mira fqinjësore, duke riafirmuar pritjet për mbështetje nga miqtë tanë për fillimin e negociatave brenda Presidencës gjermane me BE-në, deri në fund të vitit. Në bisedime pritet të hapen edhe tema të bashkëpunimit bilateral, veçanërisht potencialet për avancimin e bashkëpunimit ekonomik, si dhe ballafaqimi i përbashkët rajonal me sfidat e pandemisë Covid-19.

  • Tags
  • 2

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti të premten do të vizitojë Maqedoninë

Kryeminsitri i Kosovës, Avdullah Hoti të premten do ta vizitojë Maqedoninë e Veriut. Këtë e bëri të ditur zëvendëskryeministri i parë dhe...

Bislimi: Bullgaria gjithnjë ka qenë në anën e gabuar të historisë

Historiani Muzafer Bislimi në Click Plus në TV21, tha se Bullgaria gjithmon ka qenë në anën e gabuar të historisë.

Ratkoceri: Bullgaria nuk do të kërkojë ndryshime Kushtetuese!

Nga pala bullgare nuk është bërë presion për ndryshime Kushtetuese – tha Arben Ratkoceri në Click Plus në TV21.

Në komisionin maqedono-bullgar të ketë edhe shqiptarë – tha Ratkoceri në Click Plus

Gazetari Arben Ratkoceri nëpërmjet emsionit Click Plus sugjeroi që në komisionin maqedono-bullgar të ketë edhe shqiptarë. https://www.facebook.com/tv21hd/videos/3307059782663361

Llalla: Hapja e çështjes Shkup-Sofje nuk është e drejtë, Bullgaria do të dështojë në këtë gjë!

Historiani Arben Llalla në Click Plus në TV21, thotë se nuk është e drejtë hapja e çështjes mes Maqedonisë së Veriut dhe...

More Articles Like This