Osmani në takim me Antonija Urejolla

TË FUNDIT

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në margjinat e Seancës së 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, realizoi takim me Ministren e Punëve të Jashtme të Kilit, Antonija Urejolla.

Në takim u shqyrtuan marrëdhëniet bilaterale, ku Osmani e theksoi përkushtimin për avancimin e bashkëpunimit në fushën e kulturës, ekonomisë, tregtisë dhe investimeve. Njëherazi, u theksuan angazhimet e ndërsjella për dinamizimin e marrëdhënieve të biznesit si fushë me potencial për zhvillimin e bashkëpunimit në periudhën në vijim.

Bashkëbiseduesit shqyrtuan mundësitë për pasurimin e kornizës kontraktuale dhe nevojën e dinamizimit të bashkëpunimit në kuadër të organizatave multilaterale.

Gjithashtu u shkëmbyen mendime për prioritetet e politikës së jashtme të të dy vendeve, si dhe për çështjet aktuale ndërkombëtare dhe temat rajonale.