Osmani në Berlin, takohet me ministrin malazez të Punëve të Jashtme, Krivokapiq

TË FUNDIT

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në margjinat e takimit joformal të ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s në Berlin u takua me homologun e tij të Malit të Zi, Ranko Krivokapiq.

uke e uruar për formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi dhe zgjedhjen e Ranko Krivokapiq për Ministër të Punëve të Jashtme, Osmani e potencoi partneritetin e shkëlqyer tradicional dhe marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve, duke shprehur besimin se ky partneritet do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë dhe intensiv, por edhe mirëkuptim në përmbushjen e qëllimeve tona të ndërsjella strategjike, të cilat me luftën në Ukrainë fitojnë një dimension të rëndësishëm, nëse jo vendimtar, të sigurisë dhe gjeopolitik”, tha Osmani, duke e potencuar interesin e ndërsjellë të anëtarësimit të të dyja vendeve në Bashkimin Evropian.

Është një proces, ka thënë Osmani, me interes rajonal, por edhe më të gjerë, si një kontribut i rëndësishëm në krijimin e arkitekturës së ardhshme të sigurisë si të Ballkanit Perëndimor, si dhe të Evropës.

Në takim, siç kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme, janë shkëmbyer mendime për luftën në Ukrainë dhe pasojat e saj, me ç’rast të dy ministrat e dënuan agresionin ushtarak të Rusisë, duke theksuar se është një shkelje flagrante e parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare, një goditje për rendin demokratik dhe një kërcënim serioz për sigurinë e Evropës.

MARKETING I PAGUAR POLITIK