Osmani: Kemi 16 muaj kohë për të bërë ndryshimet kushtetuese

TË FUNDIT

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, në një intervistë ekskluzive për TV21 duke folur për zhvillimet në vend dhe zgjidhjen përfundimtare mes kontestit me Bullgarinë, tha se nuk na ngelet gjë tjetër përveçse t’i kryejmë ndryshimet kushtetuese dhe se ka kohë të mjaftueshme për t’i bërë ato.

“Gjatë kësaj periudhe, kur të konstatojmë se janë numrat për ndryshimet kushtetuese. Kemi diku 15-16 muaj për të bërë këto ndryshimet kushtetuese, deri në momentin e përfundimit të skriningut. Në momentin që do të përfundojë skriningu atëherë duhet të kemi përfunduar edhe me ndryshimet kushtetuese. Mendoj se kemi kohë të mjaftueshme, 16 muaj, për të bërë ndryshimet kushtetuese.”- tha Osmani.

error: Content is protected !!