Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i është përgjigjur akuzave të ish-partiakut të tij, Izet Mexhitit, pas ky i fundit e akuzoi atë se ka takuar në Budapest Nikolla Gruevskin.
Izet Mexhititj ju drejtua me një pyetje të prerë Bujar Osmanit ku e pyeste: a ishte në vizitë zyrtare apo private kur e takoi Nikolla Gruevskin në Budapest?
I menjëhershëm ka qenë edhe përgjigja e ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani i cili ka zgjedhur t’i përgjigjet me ironi: “Njëherê thanë e ka takuar Ali Ahmeti, pastaj thanë – jo, e ka takuar Artan Grubi, tash unë e paskam takuar! Ndoshta me të katërtën ia qëllojnë!”, shkruan Osmani në fejsbuk.