Osmani: Është ndjesi e mirë të ulesh me 30 vende të tjera anëtare të NATO-s

TË FUNDIT

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, mori pjesë në konferencën e NATO-s të që u mbajt për dy ditë në Bukuresht. Në një intervistë ekskluzive për TV21 ai tha se është ndjesi e mirë të ulesh më 30 vende të tjera anëtare të NATO-s sepse kjo u jep siguri qytetarëve të vendit tonë.

“Është privilegj i madh të jesh i ulur me 30 vende të tjera më të fuqishme, sepse jemi në një tavolinë të barabartë me sekretarin amerikan Blinken, të Gjermanisë, Francës e kështu me radhë. Kjo jep një ndjenjë të rehatisë , sepse kemi siguruar njerëzit të cilët i  përfaqësojmë dhe kjo është shumë e rëndësishme.”- tha Osmani.