OKB: Krizë humanitare në Liban pas shpërthimit shkatërrues në Bejrut

TË FUNDIT

Agjencia e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar për një krizë humanitare në Liban pas shpërthimit shkatërrues të së martës në Bejrut.

Libani po vuante një rënie të madhe ekonomike përpara shpërthimit, e cila la të paktën 154 njerëz të vdekur, 5,000 të plagosur dhe 300,000 të pastrehë.

Programi Botëror i Ushqimit tha që dëmtimi i portit të Bejrutit do të ndërpriste furnizimet ushqimore dhe do të rriste çmimet.

Organizata Botërore e Shëndetit tha që sistemi shëndetësor ishte dëmtuar rëndë, me tre spitale jashtë funksionit.

Ndërkohë, presidenti libanez Michel Aoun refuzoi thirrjet për një hetim ndërkombëtar për shpërthimin, dhe tha se autoritetet lokale do të shqyrtonin nëse ai ishte shkaktuar nga “ndërhyrje e jashtme”, siç është një bombë.

Udhëheqësi i lëvizjes militante Hezbollah, Hassan Nasrallah, gjithashtu mohoi pretendimet se kishte ruajtur armë ose municion në port.

Qeveria ka thënë se shpërthimi ishte rezultat i shpërthimit të 2,750 ton nitrat amoniumi që ishte ruajtur në mënyrë të pa sigurt në port për gjashtë vjet.

Vendimi për të mbajtur kaq shumë lëndë plasëse në një depo afër qendrës së qytetit është pritur me mosbesim dhe tërbim nga shumë libanezë, të cilët kanë akuzuar prej kohësh elitën politike për korrupsion, neglizhencë dhe keqmenaxhim.