​Kontestet biznesore pengesë e investitorëve të huaja

​Kohëzgjatja e shqyrtimit të kontesteve biznesore në gjykata mund të marrë edhe vite dhe kjo përbën një nga problemet më të mëdha që ndikojnë negativisht në klimën biznesore dhe investuese në vend.
Si pasojë e mos zbatimit të kontratave dhe ekzekutimit të tyre Kosova renditet në vendin e 138 në listën e 189 vendeve në botë.
E krejt kjo vjen si pasojë e numrit të vogël të gjyqtarëve në Departamentin e Çështjeve Ekonomike.
Në vitin 2008 ishin 203 raste të proceduara në Gjykatën Themelore, ndërsa në vitin 2014 ky numër është rritur në 885 raste. Këto të dhëna janë publikuar në Memorandumin e programit të USAID-it për Përmbarimin dhe Legjislacionin Komercial (CLE), që e ka siguruar “KosovaPress”.
Në këtë Memorandum del të jetë problem edhe numri i vogël i gjyqtarëve ku në Departamentin Ekonomik në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka katër gjyqtarë, njëri prej të cilëve kohë pas kohe dhe sipas nevojës transferohet në departamentin administrativ të cilët nuk arrijnë të përballen me të gjitha rastet e kontesteve ekonomike.
Po ashtu edhe në Departamentin Ekonomik të shkallës së dytë në Gjykatën e Apelit, sipas USAID-it, ka dy gjyqtarë që janë afër moshës së pensionimit. Ndërsa rastet e pa përfunduara në këtë gjykatë janë 260.
Në këtë Memorandum janë nxjerrë edhe vlerësimet e aktgjykimeve gjyqësore.
Vlerësimi i vitit 2012 i vendimeve Gjyqësore nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ka gjetur që cilësia dhe para shikueshmëria e aktgjykimeve gjyqësore në çështjet tregtare në Kosovë janë përgjithsishtë të dobëta. Arsyetimet e dobëta janë të shpeshta. Kjo është ndërlidhur me mungesën e njohurive dhe përvojave të gjyqtarëve në fushat e specializuara të së drejtës”, thuhet mes tjerash në këtë Memorandum, i njëjti i është dorëzuar komisionit parlamentar për zhvillim ekonomik.
Por, kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, thotë se nuk është vetëm faji i gjyqësorit për ikjen e investit orëve të huaj.
Ndërsa sa i përket trajtimit të lëndëve nga gjyqtarët të specializuar në fushat ekonomike në departamentin e Çështjeve Ekonomike që është në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Peci thotë se nuk kanë gjyqtarë ekonomikë dhe nuk kanë të drejtë të kërkojnë.
Në ndër kohë, kryetari i Gjykatës së Apetit, Salih Mekaj,thotë se përkundër numrit të vogël të gjyqtarëve kanë arrit të ulin numrin rasave me konteste ekonomike.
Ndryshe, USAID në Memorandum, ka dhënë disa rekomandime për përmirësimin e dispozicionit të gjykatave. Ku sipas tyre, përforcimi i ekzekutimit të kontratave dhe kapaciteteve gjyqësore për të krijuar klimë më të favorshme afariste dhe besueshmëri më të madhe të investitorëve dhe operatorëve ekonomik do të arrihej më së miri duke investuar në forumet ekzistuese.
Secili gjyqtarë duhet të ketë së pasi një bashkëpunëtor të specializuar në kontabi litet dhe raportime financiare.
E po ashtu mes tjerash USAID rekomandon që mbajtja e të dhënave veçanërisht për numrin e kontesteve me investitorë të huaj do të ishte një hap i këshillueshëm që duhet marrë parasysh nga gjykatat.