Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ende nuk i është përgjigjur Shoqatës së Përpunuese të Qumështit, të cilët ditë më parë njoftuan së po rrezikohen 40 mijë vendet e punës që ka krijuar kjo industri.
Kryetari i Shoqatës së Përpunuesve të Qumështit Ramadan Memaj, ka shpjeguar se kërkesat e tyre janë në vijë me të gjitha ligjet dhe rregullat e CEFTA dhe ligjeve të tjera që rregullojnë këtë sektor.
Memaj ka shtuar se si duket kësaj qeverie i mungon “guximi dhe vullneti” që të zbatojë ligjin anti damping dhe masat e tjera për të përkrahur këto vende pune dhe krijimin e vendeve të reja.
Kërkesat e Qumështarëve janë Aplikimi i Tarifës së Integruar të Kosovës (TARIK) sikur që bëjnë vendet e BE-së dhe vendet e rajonit me qëllim të mbrojtjes së produkteve vendore, Zbatimi i ligjit anti-damping pa asnjë hezitim, Kuotizimin e importeve për qumësht dhe produkteve të qumështit, Rregullimi ligjorë i importit të produkteve me prejardhje bimore, Masat kundër balancuese ndaj produkteve të subvencionuara, Lirimet e repromaterialit dhe lëndës djegëse për prodhim nga taksat e importit.
Më herët Shoqata e Përpunuesve të Qumështit i ka dërguar letër drejtpërdrejtë kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, por, sipas tyre nuk ka kthyer përgjigje. Pas një kohë shoqata ka dërguar letrën e dytë që ka qenë publike por, prapë pa përgjigje. Sipas kësaj Shoqate këto vende pune po rrezikohen për shkak të se tregun po e sulmojnë shtete të ndryshme me produkte të cilësisë së dyshimtë./ 21MEDIA
Për me shumë lexoni artikullin e mëhershme të botuar për letrën e hapur drejtuar Kryeministrit. http://tv21m.com/web/?p=1839
