“Nuk kërkojmë asgjë pos drejtësisë”! Familja Bela dhe Demiri në protestë për djemtë e tyre

TË FUNDIT

Familjarët e Besir Beles dhe Skender Demirit, të premten do të protestojnë për drejtësi. Ata sot paralajmëruan se protesta do të fillojë nga Parku i Çairit deri te Gjykata e Apelit. Familjarët kërkojnë që vepra e djemve të tyre të  rikulaifikohet nga vrasje mizore në dhunë me pasojë vdekje. Sipas tyre vendimet në gjyqësor janë me standarde të dyfishte dhe merren mbi baza etnike. Besir Bela dhe Skender Demiri janë dënuar me 16 vite burg për rastin “Sazdovksi”. Nga lëndimet e marra nga rrahja Nikolla Sazdovski ka ndërruar jetë në spital, 2 javë më pasi qëndroi i shtrirë.

 “Të premten kërkojmë drejtësi, kërkojmë të jemi të barabartë, kërkojmë që vëllezërit tanë të gjykohen për veprën të cilën e kanë kryer dhe jo për vrasje mizore. Kërkojmë rikualifikim të lëndës. Ju bëjmë thirrje që të premten të na bashkëngjitni. Unë vëllai i Besirit, afër meje babai i Skënderit dhe vëllai i Jetonit, nuk kërkojmë asgjë më shumë se të vërtetën dhe asgjë më shumë se drejtësi”, theksoi Besar Bela – familjar.