Nuk ka përgjegjësi për Viktor Dimovskin/ Qeveria solli vendim që ta shfuqizojë shtetësinë Onishçenkos

TË FUNDIT

Kryeministri Dimitar Kovaçevski shmangu që të përgjigjet nëse në seancën e djeshme të mbyllur të Qeverisë ku mori pjesë drejtori i ASK-së, Viktor Dimovski, është biseduar edhe për mbajtjen e përgjegjësisë për kreun e shërbimeve të sigurisë. Kovaçevski nuk u përgjigj nëse vetë Dimovski ka propozuar që të japë dorëheqje si akt i përgjegjësisë morale ose qeveria planifikon që ta shkarkojë. Kovaçevski tha se për 20 ditë do të ketë drejtor të ri të ASK-së, por nuk dëshmoi se ky është proces që filloi paraprakisht, para emërimit të Dimovskit në funksionin e ambasadorit në Paris. Në seancën e djeshme u soll vendim për shfuqizimin e shtetësisë së oligarkut kontrovers Onishçenko i cili është në listën e zezë të SHBA-ve. Skandali me dhënien e shtetësisë ishte tema edhe në seancën e pyetjeve të deputetëve.

“Qeveria dërgoi njoftim pas seancës së mbyllur të qeverisë, ku njoftuam se drejtori i ASK-së e informoi qeverinë dhe në bazë të të gjitha informacioneve, qeveria solli vendim, përkatësisht konkluzion për fillimin e aktiviteteve për shfuqizimin e shtetësisë së dhënë. Sa i përket ASK-së, brenda 20 ditëve do të ketë drejtor të ri të kësaj agjencie.”- Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.

error: Content is protected !!