“Nuk është kovid i ri, nuk ka vend për panik”, Petliçkovski: Emigranti ka rezultuar negativ për linë e majmunëve, ende nuk është testuar personi nga Kërçova

TË FUNDIT

Kreu i Komisionit të Sëmundjeve Infektive, Aleksandar Petliçkovski në konferencën e sotme për shtyp njoftoi emigranti i dyshuar për infektimin me linë e majmunëve ka rezultuar negativ në test, përcjell TV21. Petliçkovski tha se qytetarët nuk duhet të bëjnë panik pasi nuk bëhet fjalë për sëmundje si koronavirusi.

“Fillimisht duha të theksoj se kjo nuk është kovid i ri. Do të thotë absolutisht nuk ka vend për panik sepse nuk presim asnjë zhvillim dramatik ose ndonjë shpërndarje të kësaj sëmundje të re”, tha Petliçkovski.

Në lidhje me personin nga K[rova, të dyshuar për infektim me linë e majmunëve, Petliçkovski tha se po përpiqen për të organizuar testim.

“Nga dy rastet, rasti i dytë i dyshuar, ai nga Klinika Infektive që është hospitalizuar sot, tashmë është testuar dhe rezultati është negativ, ndërsa nga i dyshuari i parë, nga Kërçova ende nuk kemi mostër dhe po përpiqmi që të organizojmë testimin”, tha Petliçkovski./tv21.tv