Djegia dhe shkelja e flamujve shtetëror është kundër interesave shtetërore dhe kombëtare të çdo bashkësie etnike, tha kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, duke dënuar incidentin e djeshëm në qendër të Shkupit, transmeton TV21.
“Nëse bëhet fjalë për sjellje të papërgjegjshme të qytetarëve të caktuar, ata duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Është e palejueshme që të shkelet, të ofendohet dhe të shkatërrohet një flamur, simbol i një bashkësie tjetër, cilado që të jetë ajo. Patriotë janë ata të cilët e respektojnë flamurin e tyre por edhe flamurin e të tjerëve”.
Gashi thirri që të hetohet se kush qëndron prapa incidentit, edhe pse tha se nuk beson se i njëjti ka prapaskenë politike.