Notë proteste e MPJ-së bullgare për incidentin e mbrëmshëm me klubin bullgar në Ohër

TË FUNDIT

Ambasadorja e Maqedonisë së Veriut në Sofje, Agnesa Rusi – Popovska, do të thirret sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku do t’i dorëzohet demarsh i ashpër me rastin e sulmit të Klubit kulturor bullgar “Borisi i Tretë” në Ohër, njofton MIA nga Sofja. Që mbrëmë diplomatët bullgarë në mënyrë të detajuar e kanë informuar udhëheqësin e Komisionit Evropian për incidentin e rëndë në Ohër.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut e dënoi ashpër dëmtimin e dritares së Klubit bullgar “Borisi i Tretë” në Ohër që ndodhi dje.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut e dënon ashpër aktin vandal ku me armë janë dëmtuar dritaret e Klubit Qytetar në Ohër. Veçanërisht brengos fakti që këto aktivitete vandale përsëriten kohëve të fundit, duke e pasur parasysh se vetëm para disa ditësh më 20 nëntor, ishim dëshmitarë edhe të një akti vandal kur u thyen xhamat e klubit. Ngjarjet e këtilla janë plotësisht të papranueshme dhe janë në dobi të atyre të cilët janë kundër avancimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore ndërmjet dy vendeve dhe qëllimi i të cilëve është që të minohet integrimi evropian i vendit”, thuhet në reagimin e MPJ-së.

Zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski konfirmoi se mbrëmë në orën 19 e 12 minuta në polici është bërë denoncim për një dritare të dëmtuar të zyrës së Shoqatës bullgare të locuar në bulevardin “Makedonski Prosvetiteli” në qendrën tregtare Hamami në Ohër.

“Ekipet policore në kuadër të SPB Ohër dolën në vendin e ngjarjes me ç’rast është përcaktuar se në dritaren e derës së jashtme dhe xhami i vitrinës së zyrës i ka dy dëmtime të bëra me armë”, deklaroi Dimoski për MIA-n.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik i PTHP Ohër, sipas udhëzimeve të së cilit merren masa për zbardhjen e rastit.

error: Content is protected !!