Not: Kosova në Botërorin e Rusisë, “çmenden” serbët

Të enjten përfaqësuesja e Kosovës në not udhëtoi drejt Rusisë për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror.
Rusia nuk e njeh Kosovën e as pasaportat e saj. Por, ndërkombëtarizimi i sportit kosovar e ka shtyrë të “dorëzohet” karshi realitetit, raporton Zëri.
Të enjten përfaqësuesja e Kosovës në not udhëtoi drejt Rusisë për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror.
Lum Zhaveli, Meriton Veliju, Rita Zeqiri, Flaka Pruthi dhe trajnerët, Enver Hajredini e Adrian Telaku, mësohet se kanë udhëtuar me pasaporta të Kosovës drejt Rusisë. Kjo ka zënë vend edhe në mediat serbe.
Para pak muajsh drejt Rusisë, me pasaporta të Kosovës, kanë udhëtuar për një garë ndërkombëtare edhe garuesit e Taekwandos, për të cilët kishte intervenuar edhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.
Pas kësaj, kosovarët ishin trajtuar mirë në Rusi, madje iu ishte bërë një pritje më speciale
– See more at: http://lajmi.net/kosova-ne-boterorin-e-rusise-cmenden-serbet/#sthash.1cA5gkcL.dpuf