Një javë nga fushata zgjedhore, premtohen reforma dhe prosperitet

TË FUNDIT

Intensifikohet fushata për zgjedhjet parlamentare më 15 korrik. Bartësit e listave të kandidatëve edhe sot do ta vazhdojnë prezantimin e tubimeve dhe takimeve me qytetarët, në rrjetet sociale dhe në mediumet elektronike.

Lideri i LSDM-së qeveritare Zoran Zaev dhe i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski mbrëmë në përballjen e parë televizive në fushatën zgjedhore kërkuan mbështetje nga qytetarët. Së pari që të vazhdohet përmes rrugës së vërtetë, ndërsa së dyti që të mbështetet ndershmëria dhe realizimi i premtimeve.

“Mund t’i zgjidhim çështjet e mëdha historike për vendin tonë dhe ai të vazhdojë të shkojë përpara, të jetë i integruar, të jetë anëtar i NATO-s, të fillojë negociata me BE-në”, porositi Zaev në fjalimin para votuesve në duelin në TV 24 me liderin e opozitës Hristijan Mickoski.

Sipas Mickoskit, zgjedhjet e ardhshme do të vendosin për ardhmërinë e shtetit.

“Këto janë zgjedhje në të cilat ju duhet zëshëm të flisnin për tërë padrejtësinë, për të gjitha mashtrimet, për tërë krimin, për tërë korrupsionin, për këto çanta lui viton për vendimet gjyqësore apo, megjithatë, të mbështetni ndershmëri dhe përgëzime. Këto janë zgjedhje në të cilat ju duhet zëshëm të zgjidhni në çfarë Maqedonie dëshironi të jetoni”, deklaroi Mickoski. garantoi se e tërë ajo që është në programin e tyre zgjedhor, do të realizohet. Për këtë ju bëj thirrje më 15 korrik masivisht të dalin në votim.

Karvani i koalicionit “Mundemi” gjatë ditës së djeshme ishte në Radovish, Vrapçishtë dhe Veles.

Gjatë aktiviteteve zgjedhore në terren në komunat Konçe, Radovish dhe Strumicë, Mickoski theksoi se VMRO-DPMNE-ja lufton dhe do të luftojë për shtet me prosperitte i cili i takon të gjithë qytetarëve. Shtet i cili nën një kulm do t’i mbledhë edhe ata të cilët janë të djathtë dhe ata të cilët janë të majtë dhe në qendër, politikisht të përcaktuat dhe të papërcaktuar, maqedonas, shqiptarë, vllahë, turq, serbë, boshnjakë dhe të gjithë pa të drejtë vote, nënvleftësuar, të vjedhur, të nënçmuar dhe të gënjyer.

Kandidatët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë” sot do të prezantohen në Plasnicë (17:00), Makedonski Brod (18:30), Kërçovë (20:30)

Kandidati i parë për kryeministër shqiptar Naser Ziberi mbrëmë nga Kumanova deklaroi se angazhohet për reforma esenciale nga shumë sfera, politike, ekonomike, aspekti social nga të cilat dobi do të kenë të gjithë qytetarët në shtet.

“Reforma të vërteta që t’i tejkalojmë problemet. Reformat nuk do të jenë vetëm në letër, por do të thotë jetë më të mirë për të gjithë”, tha Zyberi në deklaratën për mediat pas përfundimit të tubimit të BDI-së në sheshin e qytetit  në Kumanovë.

Janë paralajmëruar edhe prezantime të kandidatëve për deputetë në vende tjera në gjashtë njësi zgjedhore, Një pjesë e partive do të mbajnë edhe konferenca për shtyp, si platforma politike “Koncepti i Maqedonisë”, PDSH, Integra…

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Oliver Derkovski para disa ditësh deklaroi se me siguri sot do të konkludohet lista zgjedhore.

“me siguri të mërkurën do ta konkludojmë listën zgjedhore. Kanë përfunduar të gjitha aktivitetet e nevojshme, përpunimi i të dhënave. Nuk mund numrin e saktë ta them, por 1.814.000 dhe disa qindra qytetarë do të jenë në listën zgjedhore të këtyre zgjedhjeve. Do të presim deri të mërkurën kur definitivisht do ta kumtojmë numrin e saktë. Më pas lista zgjedhore do të përpunohet në shërbimet tona, gjenerohet për botim në shtëpitë e botimit”, ka thënë Derkovski./MIA