ZGJEDHJET

Array

Nisë terapia e re kombinuar në Dibër, të infektuarit në mjekim shtëpiak janë më gjendje të mirë

Must Read

Testi PCR për shtetasit e Kosovës, reagoi ministri i Shëndetësisë së Kosovës

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut...

Armend Dallku ka folur pas incidentit gjatë ndeshjes mes Gjinalit dhe Prishtinës

Trajnerit të Prishtinës i është hedhur sprej në sy nga policia, pas një sherri të krijuar në...

Sela: Nuk i takon Kërçovës së Mefail Zajazit të votojnë komunistët!

Aleanca për Shqiptarët bashkë me partnerin e koalicionit Alternativën nën moton "Tash është koha" mbajti tubimin qendror...
- REKLAMIM I PAGUAR POLITIK -

- Advertisement -

41 persona janë të infektuar me COVID-19 në Dibër, në mesin e të cilëve njëri tashmë ka ndërruar jetë. Ndër të prekurit është edhe pediatri Arben Agolli. Në ditën e 9 të izolimit, thotë se ndihet mirë, ndërsa shqetësime të vogla me kollë ka pasur vetëm në ditën e 5 dhe 6 që kur doli pozitiv me virusin korona, ndërsa shton se nuk ka pasur aspak temperaturë.

“Kisha ca shqetësime të vogla, një farë kolle që më shqetësonte nga pak, por për fat të mirë pa temperaturë pa shqetësime të tjera. Sot e kam ditën e 9, ndihem shumë më mirë. Ajo që më bën të ndihem mirë është edhe fakti se ka filluar të më kthehet oreksi, sepse kisha shumë probleme me oreksin, haja dhe pija shumë dobët, por nga dje edhe sot gjendja ka nisur të shkojë për së mbari”, tha Agolli.

Pediatri Agolli duke folur për TV21 tregon se në gjendje të mirë janë edhe 4 kolegët e tjerë të klinikës pediatrike në Dibër, që po ashtu dolën pozitiv me virusin korona. Tashmë 6 ditë mjeku dibran pohon se po mjekohet me azitromicinë, ndërsa merr edhe sasi të larta të Vitaminës C.

- Advertisement -

E terapisë aktuale që u jepet të infektuarve pritet që sot t’i shtohet edhe klorokina, që e kombinuar me azitromicinë, jep rezultate efektive. Këtë gjë për TV21 e konfirmon edhe infektologu Sefedin Duka, i cili bashkë me pjesën tjetër të stafit mjekësor në Dibër tashmë me jave janë në vijën e parë të frontit kundër virusit, duke i mbikëqyrur të infektuarit që janë në mjekim shtëpiak.

“Aktualisht bëhet fjalë për 26 raste që i kemi në izolim shtëpiak, në karantinë, e të cilit i mbikëqyrim për çdo ditë. Të gjitha rastet janë raste që s’janë të rënda klinike, që nënkupton se nuk kanë zhvilluar ndezje të mushkërive, që klinikisht do t’ua rëndonte gjendjen. (ngjitje-04:09) Diku 80 deri në 90% të njerëzve që janë bartës të virusit, manifestojnë sëmundje të lehtë. Vetëm 10 deri në 20% manifestojnë sëmundje serioze”, tha infektologu Sefedin Duka.

Infektologu thotë se ende është herët për të pohuar nëse gjendja në Dibër ka filluar të qetësohet ose jo, e nga ana tjetër Kryetari i Dibrës, duke u bazuar se dje s’ka pasur asnjë rast, e sot vetëm një, thotë se gjendja ka nisur të stabilizohet.

“Dje nuk kishim asnjë person të diagnostifikuar me COVID-19. Sot jemi të informuar se ka vetëm një rast e në qoftë se nisemi nga këto të dhëna sikur shihet gjendja ka filluar të stabilizohet dhe të rrimë me shpresë se në të ardhmen nuk do t ë dëgjojmë veçse lajme të mira rreth kësaj epidemie”, tha Duka.

Dibra dhe Qendra e Zhupës si komuna janë të izoluara dhe nuk lejohet hyrje-dalje e pakontrolluar. Në izolim shtëpiak gjithsej janë 199 persona, informoi sot kryetari i komunës. Në shtëpi mjekohen vetëm ata që janë në gjendje më të mirë shëndetësore, kurse ata me pasqyrë të rënduar klinike gjendjen në klinikën në Shkup.

- Advertisement -

- REKLAMIM I PAGUAR POLITIK -

Latest News

Armend Dallku ka folur pas incidentit gjatë ndeshjes mes Gjinalit dhe Prishtinës

Trajnerit të Prishtinës i është hedhur sprej në sy nga policia, pas një sherri të krijuar në mesin e fushës, pas përfundimit...

Sela: Nuk i takon Kërçovës së Mefail Zajazit të votojnë komunistët!

Aleanca për Shqiptarët bashkë me partnerin e koalicionit Alternativën nën moton "Tash është koha" mbajti tubimin qendror në sheshin e qytetit të...

Qeveria solli vendim për kufijtë, prej nesër PCR test për shtetasit e Kosovës, Serbisë, BeH-së dhe Malit të Zi

Qeveria e Maqedonisë së Veriut solli vendim për kufijtë. Ka miratuar propozimin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, për çfarë prej nesër, çdo...

Protesta në Beograd, digjen tri makina policore, tentativë për hyrje në Kuvendin e Serbisë

https://youtu.be/0JpBAKYDAYM “Prej nesër do të ndalohet çdo tubim në vende publike me më shumë se 5 persona...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -