Nikolloski: Nëse marrim ftesë nga Qeveria, do të shkojmë në bisedime

TË FUNDIT

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikoloski sonte në emisionin “Click Plus” në TV21 theksoi se nëse marrin ftesë nga Qeveria do të bisedojnë.

Sipas tij, do të mundohen t’i bindin që të mos e pranojnë këtë propozim.

“Nuk duam që ky propozim të kalojë sepse është i dëmshëm për qytetarët e Maqedonisë”, tha Nikoloski.