Një 21-vjeçar, me iniciale F.A. nga fshati Nikushtak i Likovës ka përfunduar nën pranga pasi është kapur nga policia duke teksa ngiste veturës në shpejtë trefish më të madhe sesa e lejuara, transmeton TV21.
“Më 24.03.2025 në orën 11.30, në rrugën rajonale Kumanovë – fshati Nikushtak, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Kumanovë e privuan nga liria F.А.(21) nga fshati Nikushtak, komuna e Likovës. Gjatë kontrollit të komunikacionit rrugor ishte konstatuar se drejtonte automjetin e pasagjerëve „folksvagen golf“ me shpejtësi prej 108 kilometra në orë në vendbanim ku shpejtësia e lejuar është 40 kilometra në orë. Ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 297а të Kodit Penal – „drejtimi i automjetit në mënyrë të pandërgjegjshme”, qëndron në buletinin ditor të Ministrisë së Punëve të Brendshme.