Nga mesnata nuk do të vlejnë më pasaportat, letërnjoftimet dhe patentat e shoferit me RM! Toshkovski: Nëse ka vullnet politik, problemi zgjidhet për një ditë

TË FUNDIT

Prej sonte në mesnatë nuk do të vlejnë pasaportat dhe letërnjoftimet me emrin e vjetër të shtetit, përcjell TV21. Sipas Ligjit për Siguri në Trafik, nga data 13.02.2024 as për përdorim të brendshëm, e as të jashtëm nuk do të vlejnë edhe patentat e shoferit. Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski thotë se ka përgatitur ndryshimet ligjore dhe të njëjtat do t’i dërgojë në Qeveri në procedurë urgjente. Ai kërkon mbështetjen e të gjitha partive politike që këto ndryshime të ndodhin.

“Ka zgjidhje për problemin dhe është shumë e thjeshtë. Nëse ka vullnet politik brenda një dite do të zgjidhen vuajtjet e njerëzve. Kemi Propozim Ligjin për ndryshimin e Ligjit për Dokumentet e Udhëtimit të qytetarëve, ja ky është, gati, është gati dhe tjetri. Madje këtë e kam nënshkruar. Propozim Ligji për ndryshimin e Ligjit për Sigurinë në Trafikun Rrugor. Ka zgjidhje për një ditë, vetëm duhet të kenë vullnet politik. Dhe mos e mashtroni publikun se do të shkelnim marrëveshje. Sipas logjikës së tyre, të mjekut dhe jo juridike, marrëveshja tashmë është shkelur. Por ne nuk e shkelim marrëveshjen në ndryshimet e propozuara. Këtu themi “në kuadër të kushteve teknikisht funksionale dhe të mundshme objektive që duhet ta harmonizojmë sipas asaj që është e mundur dhe reale” “-thotë Toshkovski.