Në vetizolim edhe drejtori i Policisë financiare, Arafat Muaremi

TË FUNDIT

Drejtori i Policisë financiare, Arafat Muaremi është në vetizolim për shkak se ka qenë në kontakt me deputetin e LSDM-së, Muhamet Zekiri.

“Do të doja të informoj se gjatë këtyre ditëve kam pasur takim me z. Muhamet Zekiri para së të del pozitiv në testin për Kovid-19. Për këto arsye të njëjtën ditë vendosa të vetizolohem konform gjitha protokolleve të rekomanduara nga institucionet kompetente”, ka shkruar Muaremi në profilin e tij në Facebook.

Ka thënë se nuk ka asnjë simptomë dhe se gjatë kësaj jave do të testohet nga QSHP-ja.

“Muhamet Zekirit bashkë me familjen i dëshiroj shërim sa më të shpejtë”, ka shtuar Muaremi në profilin e tij në Facebook. (MIA)

MARKETING I PAGUAR POLITIK