Në vendet turistike të punohet gjatë të dielave, Bekteshi: Ishte kërkesë veçanërisht e Merkos, besoj që nuk do të pengohet nga opozita

TË FUNDIT

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot në “10 Minuta” në TV21 njoftoi se tashmë në Kuvend është dërguar propozimi që në vendet turistike të mundësohet që edhe gjatë të dielave të punohet. Bekteshi tha se shpreson që i njëjti propozim të merr mbështetjen edhe të opozitës, pasi është në të mirën e zhvillimit të turizmit në vend.

“Është kërkesë e kryetarëve të komunave, veçanërisht e kryetarit Merko, por edhe të komunitetit të biznesit i cili operon në Strugë dhe Ohër, por nuk bëhet fjalë vetëm për Strugën dhe Ohrin, por edhe destinacionet e tjera destinacionet turistike”, tha mes tjerash Bekteshi.

MARKETING I PAGUAR POLITIK