Në Qeveri të kënaqur nga realizimi i investimeve të cilat në shumë institucione janë mbi 95 për qind

TË FUNDIT

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, para kalimit në pikat e rendit të ditës, ministri i Financave, Fatmir Besimi i informoi anëtarët e Qeverisë për nivelin e realizimit të investimeve kapitale për vitin 2020, me çka është konstatuar se një numër i madh i institucioneve, mbi 95 për qind i kanë realizuar investimet për çka është shfaqur kënaqësi me konstatimin se të gjitha masat ekonomike të ndërmarra vitin e kaluar 2020 kanë dhënë rezultate.

Siç kumtoi shërbimi për informim i Qeverisë, në mbledhje është informuar edhe se 95,4 për qind e realizimit të të gjitha pakove me masa ekonomike nga programi Kovid, të cilat ishin sjellë për përballje më të lehtë të krizës te qytetarët dhe ndërmarrjet.

Kryeministri Zaev bashkë me ministrat, siç qëndron në kumtesë, konstatoi se rezultatet nga tremujori i fundit tregojnë dalje nga kriza ekonomike edhe ajo se Qeveria sa i përket krijimit të kushteve ekonomike për qytetarët është në rrugën e vërtetë dhe se krahas krizës shëndetësore, në nivel botëror, në shtet është siguruar ruajtje e vendeve të punës dhe krijimi i kushteve për konsum të siguruar solid të qytetarëve.