Në mënyrë drastike ulet transporti me autobusë, urban për 68,6%, ndërurban për 74,8%

TË FUNDIT

Në tremujorin e dytë të vitit 2020 transport me autobus kanë shfrytëzuar gjithsej 7.136.000 udhëtarë, që në krahasim me periudhën e vitit të kaluar është ulur për 64,8 për qind.

Siç bëri të ditur Enti Shtetëror për Statistikë, sipas llojit të transportit, numri i udhëtarëve të transportuar me autobusë në transportin urban është ulur për 68,6 për qind, në periferik për 56,7 për qind, në atë ndërurban për 74,8 për qind, derisa në transportin ndërkombëtar për 99,7 për qind.

Krahasuar në periudhën e njëjtë,  kilometrat e udhëtarëve në transportin me autobus janë ulur për gjithsej 88,2 për qind. Sipas llojit të transportit kilometrat e udhëtarëve në transportin urban shënojnë ulje prej 88,8 për qind, në periferik 83,9 për qind, në ndërurban 80,6 për qind, ndërsa në atë ndërkombëtar ulja është 99,7 për qind. ar/