Një fëmijë 9-vjeçar nga Shën Nikolla ka ndërruar jetë të martën në Klinikën e Fëmijëve në Shkup, pasi ishte sjellë në gjendje kritike, përcjell TV21.
Nga Klinika konfirmuan për MPB-në se fëmija ka ndërruar jetë më pak se dy orë pas pranimit. Sipas drejtorit të Klinikës, Rexhep Memedi, fëmija është pranuar me arrest kardiak dhe dëmtim të rëndë të parametrave vital.
Njoftim ka dhënë edhe spitali i Shtipit.
“Menjëherë janë bërë analizat biokimike dhe tomografia kompjuterike e kokës. Për shkak të gjendjes së rëndë, fëmija në orën 19.00 është transportuar në Klinikën e Fëmijëve në Shkup”, thuhet në njoftimin e spitalit të Shtipit.
Ende nuk janë përcaktuar plotësisht shkaqet e vdekjes së fëmijës, ndërsa institucionet kompetente janë duke kryer hetime shtesë për zbardhjen e rastit.