Në deponinë Rusino prej mbrëmë lejohen vetëm kamionë të Ndërmarrjes komunale të Gostivarit

Must Read

Kompletohet kabineti qeveritar – Me 62 vota “pro” dhe 44 “kundër” votohen zvëvendësministrat

Me 62 vota "pro" dhe 44 "Kundër" në Kuvend u votuan dhe zëvendëministrat me çka u kompletua...

Hoda: Të dalësh në zgjedhje me BDI-në, është si të garosh me dhelprën

Analisti politik, Besim Hoda në emisionin Click Plus në TV21, deklaroi se të dalësh në zgjedhje me...
- Advertisement -

Mbeturinat komunale nga komuna e Gostivarit sërish sillen në deponinë Rusino pas pothuajse bllokadës prej tre ditëve. Pushteti lokal dhe qytetarët të cilët protestuan, arritën marrëveshje të përkohshme, me çka u parandalua shtresimi i mbeturinave në qytet dhe lagjet përreth.

Nga nisma qytetare “Stop Rusino – ajër i pastër për Gostivarin” konfirmuan se do t’i lejojnë vetëm automjetet e Ndërmarrjes komunale Gostivari, përderisa ndalesa për ndërmarrjet e tjera komunale do të vlejë edhe më tutje.

- Advertisement -

Marrëveshja u arrit pasi që Komuna e Gostivarit përmbushi një nga kërkesat, përkatësisht të dërgohet dokument me kërkesë drejt Qeverisë dhe Ministrisë së Ekologjisë për zgjidhje të problemit me deponinë Rusino.

Ndërprerja e bllokadës, e cila filloi prej të dielës në mesditë, mbrëmë rreth orës 22:00 e konfirmoi edhe drejtori i NP Komunalja, Isak Lazami.

- Advertisement -

Ndërmarrja komunale Gostivari u përball me problem, pasi që tre ditë nuk mund të transportonte mbeturina në deponi. Mbeturinat nga kontejnerët i depononin në një nga hallat të cilat i shfrytëzojnë si depo.

Ndërkohë, kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari akuzoi se rreth protestave për deponinë “Rusino” ka lojëra të pista në të cilat është e përzier deponia./MIA

- Advertisement -
  • Tags
  • 5

Kompletohet kabineti qeveritar – Me 62 vota “pro” dhe 44 “kundër” votohen zvëvendësministrat

Me 62 vota "pro" dhe 44 "Kundër" në Kuvend u votuan dhe zëvendëministrat me çka u kompletua Qeveria e re.

Selmani: Të papranueshme ankesat e opozitës për vjedhje votash, duhet t’a mbronin votën! Po demotivoni votuesin!

"Ça të bëjmë ne na i vjedhin votat. Këtë argument unë nuk e pranoj. Z. Zejdi nëse unë...

Hoda: Të dalësh në zgjedhje me BDI-në, është si të garosh me dhelprën

Analisti politik, Besim Hoda në emisionin Click Plus në TV21, deklaroi se të dalësh në zgjedhje me BDI-në, është e njëjtë si...

Qeveria nuk është legjitime, prandaj nuk e përkrahim, thotë deputeti i koalicionit ASH-AAA Skender Rexhepi

Deputeti i koalicionit ASH-AAA, Skender Rexhepi i ftuar në emisionin Click Plus në TV21, thotë se Qeveria nuk është legjitime dhe prandaj...

Tottenham zbarkoi në Shkup, Gjoka: Nuk është e lehtë të përgatisish ekipin për një ndeshje me nivel të lartë

Trajneri Zhoze Murinjo së bashku me ekipin e tij arriti në Shkup. Shkëndija e Tetovës nesër në kuader të Europa Ligës do...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -