Ndodh edhe kjo në Maqedoni! Vidhet autoambulanca, policia e gjen pas 4 orëve

TË FUNDIT

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në orët e para të mëngjesit, respektivisht rreth orës 3:40 është raportuar se është vjedhur autoambulanca “Toyota” në Koçani, përcjell TV21. Nga MPB thonë se vetura është gjetur pas rreth katër orëve.

“Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, zyrtarët policorë nga Koçanit kanë gjetur veturën në ora 08:30 në rrugën “Kirili dhe Metodi” në Koçani dhe i është kthyer Shërbimit Emergjent Mjekësor. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

error: Content is protected !!