Ndihmë nga Qeveria për transmetuesit për përballje me pasojat nga kriza e shkaktuar nga Kovid-19

TË FUNDIT

Qeveria siguroi ndihmë për transmetuesit me
qëllim të përballjes me krizën e shkaktuar nga Kovid-19. Do të paguhen borxhet e tyre të shkaktuara për shkak të shfrytëzimit të multipleksit digjital
terrestrial, ndërsa për këtë qëllim do të ndahen 31.732.390 denarë ose 515.974 euro.
Mjetet, siç bëhet e ditur në kumtesën e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, do të merren nga Fondi për ndihmë për përballjen me krizën e shkaktuar nga Kovid-19.
“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, miratoi ndryshim dhe plotësim të Dekretit me fuqi ligji për formimin e Fondit për ndihmë dhe mbështetje për përballje me krizën e shkaktuar nga KOVID-19. Ky ndryshim i përfshin të gjithë transmetuesit në vend të cilëve do t’iu mbulohen shpenzimet për vitin 2020 drejtë operatorit të multipleskit digjital terrestrial
për lejen e emetimit. Ky vendim është sipas Ligjit për komunikime elektronike, ndërsa ka për qëllim zbutjen e pasojave të shkaktuara nga virusi korona”, thonë nga MSHIA.
Mjetet do të paguhen në bazë të raportit për borxhet e shkaktuara i dorëzuar nga ana e operatorit multipleskit digjital terrestrial, për digjitalizimin për vitin 2020.
“Në këtë mënyrë, në mënyrë të barabartë do t’iu ndihmohet të gjitha televizioneve nacionale, rajonale dhe lokale, edhe atë konkretisht në pjesën e digjitalizimit, aspekt i cili u tregua veçanërisht i rëndësishëm, ndërsa shumë
shpesh dhe patjetërsueshëm për funksionim të papenguar të gjendjes së shkaktuar nga virusi korona”, thuhet në kumtesën e MSHIA-së. Vendimi, siç sqarohet, është sjellë pas analizave të bëra për pasojat nga ndikimi i KOVID-19, ndaj televizioneve nacionale, rajonale dhe lokale të cilë në periudhën e kaluar janë përballur dhe po përballen me vështirësi në
punë.