Ndeshja Shqipëri-Serbi luhet në "Elbasan Arena"

Ndeshja Shqipëri-Serbi nuk do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Lajmin e ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Futbollit.
Në një deklaratë për mediat, FSHF ka deklaruar se dueli i 8 tetorit do të bëhet në “Elbasan Arena”.
“Stadiumi i Shkodrës nuk bëhet gati në kohë për ndeshjen me Serbinë. Prandaj, ndeshja e kthimit do të luhet në ‘Elbasan Arena'”, deklaron Federata e Futbollit.