“Ndërtuam marrëdhënie personale të besimit dhe respektit”, Pendarovski tregon për rolin që pati presidenti gjerman në heqjen e bllokadës bullgare

TË FUNDIT

Vizita e një presidenti gjerman është gjithmonë një ngjarje e rëndësishme, edhe kur bëhet fjalë për shtetet më të mëdha në botë, e jo kur vijnë në një shtet të vogël evropian si ky i yni. Edhe pse, ai sigurisht që nuk do të donte të fliste shumë për këtë, duhet të përmend se presidenti Shjanmaer luajti një rol të rëndësishëm në përpjekjet për të kapërcyer bllokadën bullgare të integrimit tonë evropian, thotë për DW presidenti Stevo Pendarovski, i cili sot dhe nesër është nikoqir i kolegut të tij gjerman Frank-Valter Shtajnmaer.

“Autoriteti dhe integriteti personal i presidentit aktual gjerman është një vlerë e madhe e shtuar, sepse, padiskutim, ai është një nga autoritetet më të mëdha politike në botë në dekadën e fundit. Vizita ime e parë dypalëshe si president ishte pikërisht në Berlin dhe që atëherë pata nderin të takohem me z. Shtajnmaer në disa raste, gjatë të cilave ndërtuam marrëdhënie personale të besimit dhe respektit të ndërsjellë. Edhe pse, sigurisht që nuk do të donte të fliste shumë për këtë, duhet të përmend se presidenti Shtajnmaer luajti një rol të rëndësishëm në përpjekjet për tejkalimin e bllokadës bullgare të integrimeve tona evropiane”, thotë Pendarovski.

Ai thekson se presidenti Shtajnamer ka një përvojë të lakmueshme në fushën e diplomacisë dhe sigurisë dhe njëkohësisht është një nga ekspertët më të mirë në rajonin tonë. Kështu që, me siguri, thotë ai, do të ketë diçka për të thënë se si të kontrollohen më mirë tensionet që lindin herë pas here dhe ndoshta të afrohen drejt zgjidhjeve të qëndrueshme për disa çështje të hapura që ekzistojnë në Ballkanin Perëndimor.

Ai thekson se vitin e ardhshëm Maqedonia e Veriut dhe Gjermania do të shënojnë 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike (16.12.1993), dhe gjatë gjithë asaj periudhe Berlini ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në stabilizimin e ekonomisë maqedonase.

“Çdo analizë objektive do të tregojë se – nëse SHBA-ja dhe Britania e Madhe ishin aktorët kyç të jashtëm, të cilët në fillim të viteve ’90 na ndihmuan në themelimin e shtetit të ri maqedonas në kuadrin ndërkombëtar, Gjermania, pa dyshim, kontribuoi më së shumti në stabilizimin e ekonomisë dhe në standardin e jetesës së qytetarëve. Mjaftojnë vetëm disa fakte për të mbështetur këtë tezë: Gjermania është partneri ynë më i madh tregtar për vite me radhë, 45% e eksporteve tona plasohen në Gjermani, ndërsa 200 kompani me kapital gjerman punësojnë rreth 15.000 qytetarë të Maqedonisë”, thekson presidenti Pendarovski.

Presidenti gjerman Shtajnamer sot viziton Shkupin, Shtajnamer do të mbajë fjalim edhe në Kuvend, ndërsa pasdite në Qeveri është paraparë takimi i tij me kryeministrin Dimitar Kovaçevski.

Në kuadër të vizitës, në kishën “Shën Spasi” në Shkup, Shtajnmajer dhe Pendarovski do të vendosin kurora lulesh mbi varrin e Goce Dellçevit.

Kjo është vizita e parë e presidentit federal Shtajnamer në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Pas vizitës në Maqedoninë e Veriut, Shtajnmaer pastaj udhëton për në vizitë në Shqipëri.