Narko grupi nga Gazi Baba pranoi fajin, ende nuk dihet kush e ka zbuluar para kohe aksionin “Mali”

TË FUNDIT

Pas urdhrit të sjellë për hapje të procedurës hetimore, 7 pjesëtarët e të ashtuquajturit “grupi nga Gazi Baba” të dyshuar në rastin “Mali”, pasi ishin njoftuar me dëshmitë që i posedon Prokuroria, pranuan se e kanë kryer veprën penale për të cilën ngarkohen. Duke pasur parasysh e kanë pranuar fajin, Prokuroria vendosi t’i dërgojë me burg, kurse në këtë dënim të llogaritet edhe koha që e kanë kaluar në paraburgim. Dy prej tyre morën nga 4 vjet e 3 muaj burg, një u dënua me 4 vjet, kurse 4 të tjetër në burg do të qëndrojnë 3 vjet. Në periudhën prej muajit mars të vitit 2020 deri në mars të vitit 2021, tashmë të dënuarit me paramendim janë bashkuar dhe kanë shitur drogë. Në aksionin “Mali” janë përfshirë dy grupe – një nga fshati Gërçec dhe një nga lagjja Gazi Babë, të cilat kanë trafikuar drogë, kryesisht kokainë. Megjithatë, aksioni ishte zbuluar para kohe dhe për këtë arsye 6 narko-bosë janë në arrati. Aso kohe, prokurorja Villma Ruskoska tha se Prokuroria nuk është në dijeni se kush i ka dhënë informacionet lidhur me aksionin në fjalë dhe paralajmëroi se nga pajisjet elektronike që janë konfiskuar do të vërtetohet nëse këto dy grupe kanë pasur lidhje me pjesëtarët e MPB-së apo ndonjë institucion tjetër./TV21