Mustafa: Rast për të avansuar sportin kosovar(FOTO)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, e hapi sot Kampionatin Botëror në Hendboll për Shtetet në Zhvillim, për meshkuj, i cili do të zhvillohet në Prishtinë dhe Gjakovë.
Para të pranishmëve në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, kryeministri Mustafa theksoi rëndësinë e madhe që ka për Kosovën ky eveniment sportiv, duke e vlerësuar si një mundësi shumë të mirë për prezantimin e vlerave të sportit kosovar dhe botëror.
Fjala e kryeministrit Isa Mustafa në hapje të Kampionatit Botëror në Hendboll për Shtetet në Zhvillim.
Të nderuar pjesëmarrës,
I nderuar kryetar i Federatës, z. Saraçini,
E nderuar kryetare e Komunës së Gjakovës,
I nderuar kryetar i Komunës së Prishtinës,
Të gjithë ju pjesëmarrës,
Ju përshëndes në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Dua të shpreh kënaqësinë time dhe të qytetarëve të Kosovës që po mbahet një kampionat i tillë, i pari në Kosovë, me një pjesëmarrje mjaft të madhe të shumë vendeve miqësore.
E përgëzoj Federatën tonë të Hendbollit për një punë shumë të madhe, të përkushtuar, që ka bërë dhe përkrahjen e Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit.
Ne kemi një përvojë dhe një traditë shumë të madhe në hendboll, mëse 60 vjeçare në Kosovë, me lojtarë dhe lojtare të mrekullueshme.
Prandaj, është kjo një shans e rëndësishme që ne të prezantojmë këtu para të gjithëve vlerat jo vetëm të sportit kosovar, por edhe të sportit botëror.
Unë ju uroj shumë suksese të gjithë sportistëve, ekipeve dhe të gjithë përfaqësuesve të tjerë të sportit këtu, dhe me këtë e shpalli të hapur këtë kampionat.
kampionati
kampionatiiiii
kampionatiiiiiiiiiii