Mungesa e mjeteve teknike në shkolla, Carovska e rëndësishme është që të filloj viti shkollor

TË FUNDIT

Analizat e bëra nga Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) tregojnë se një pjesë e madhe e shkollave nuk kanë siguruar mjete teknike për ndjekje të mësimit onlajn, por nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës sigurojnë se po bëhen të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillim të suksesshëm të vitit të shkollor nga 1 tetori.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, e cila sot ishte në takim pune me kuadrin arsimor në shkollën fillore “Nevena Georgieva – Dunja” tha se platforma për mësim nga distanca nuk kërkon performanca të posaçme që të vendoset në funksion në secilën shkollë dhe se ka qasje jo vetëm në kompjuterë, por edhe në telefona të mençur dhe tabletë.

“Kaloi trajnimi i trajnuesve kombëtarë. Secili nga ata trajnoi nga 40, që domethënë janë trajnuar rreth 1.600 arsimtarë të cilët tani e transmetuan trajnimin në vetë shkollat. Prej sot do të shkarkohen emrat e shfrytëzuesve dhe fjalëkalimet për qasje të nxënësve të cilat do t’u lëshohen drejtorëve dhe ata duhet t’i lëshojnë në nivel të klasave që të mundet dalëngadalë të hynë në testim në platformë dhe ngarkesën e saj me qëllim që t’i shohim performancat. Gjithsesi se shumë sfida qëndrojnë para nesh dhe se viti shkollor do të fillojë me shpresë se më tutje do të mundemi të lëvizim drejtë asaj të cilën e kemi planifikuar”, deklaroi Carovska.

Për ata nxënës të cilët nuk kanë kushte që ta ndjekin mësimin onllajn, do të emetohen emisione prej 15 minutave në Televizionin e Maqedonisë.

Carovska mbetet në qëndrimin se nëse ka ndryshim të gjendjes epidemiologjike, si ministri janë të gatshëm që të bëjnë përshtatje.

Në të ardhmen mendohet që në kuadër të platformës kombëtare të ketë pjesë të posaçme për mbështetje psikologjike të nxënësve.

“Më e rëndësishme është që ta fillojmë vitin shkollor dhe platforma të fillojë të funskionojë, ndërsa më tutje do të vendosim pjesë të posaçme ku nxënësit do të mund të kërkojnë mbështetje nga psikologët dhe ta marrin”, deklaroi Carovska.

Kryetari i SBASH-ut, Jakim Nedellkov mbetet në qëndrimin se nëse arsimtarët nuk kanë kushte adekuate për punë, nuk do të munden të fillojnë me punë nga 1 tetori.

“Qëndroj pas deklaratës të cilën e dhashë. Ajo bazohet në sondazhet tona të cilat vijnë nga shkollat dhe në bazë të Ligjit për marrëdhënie pune ku thuhet se punëdhënësit janë të detyruar që të sigurojnë kushte për punë të punëtorëve. Nëse nuk do të kishim se çka të punojmë, si edhe do të punonim. Është logjike pyetja, është logjike përgjigja”, deklaroi Nedellkovi, duke shfaqur shpresë se procesi i përgatitjes do të përfundojë me kohë.