MPB: Dokumente personale mund të tërhiqen edhe nesër

TË FUNDIT

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se nesër (02.08. 2024) Sektori për punë civile, gjegjësisht të gjitha njësitë rajonale në kuadër të Departamentit, si dhe pikat në objektin e RTVM-së dhe “Beko” në Shkup, do të punojnë në dhënien e dokumenteve personale të gatshme për qytetarët. (dokumentet e udhëtimit, kartat e identitetit dhe patentë shoferi).

Në Shkup (RTVM dhe “Beko”) shërbimet administrative do të punojnë në periudhën nga ora 08:00 deri në ora 16:00, ndërsa në mbarë vendin shërbimet rajonale administrative do të punojnë në periudhën nga ora 08:00 deri në ora 12:00.