Moti sot në vendin tonë

TË FUNDIT

Moti sot paradite do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare, ndërsa pasdite dhe në orët e mbrëmjes do të ketë zhvillim të vranësirave jostabile me shi të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe erë të përforcuar, në disa vende me kushte për paraqitje të stuhisë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 21 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 31 deri në 39 gradë Celsius.

Në Shkup do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare veriperëndimore. Pasdite në disa pjesë të fushëgropave do të ketë zhvillim të vranësirave jostabile me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të bie deri në 20 gradë Celsius ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 37 gradë Celsius.

Nesër në disa vende do të jetë mot jostabil me rënie të temperaturave, veçanërisht në pjesët veriore  për 3 deri në 5 gradë Celsius. Valë e re e lagësht me rënie të temperaturës gjithkund do të ketë nga e premtja dhe gjatë fundjavës.