Moti sot i nxehtë me temperatura deri në 39 gradë Celsius

TË FUNDIT

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të ulëta deri mesatare, ndërsa pasdite në disa vende me vranësira të shtuara. Do të fryjë erë veriore e dobët deri mesatare, herë pas here e fortë.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 11 deri në 20, ndërsa ajo maksimale prej 32 deri në 39 gradë. Indeksi UV do të jetë 8.

Në Shkup mot i ngjashëm me erë mesatare veriore. Temperatura minimale do të jetë rreth 17, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 37 gradë.