Moti, me reshje të shiut

TË FUNDIT

Gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu, të shoqëruara me bubullima dhe erë të përforcuar.

Nuk përjashtohet edhe paraqitja e breshrit.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri në 20 gradë, ndërsa ajo maksimale nga 27 deri në 35 gradë Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira dhe periudha me diell.

Pasdite do të ketë mot jostabil me reshje të përkohshme të shiut, bubullimave dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të ulet në 16 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 30 gradë Celsius.